ETERNAL GLORY TO
ENVER HOXHAS MEMORY
October 16th, 1908 April 11th, 1985
TEORIA
DHE PRAKTIKA
E REVOLUCIONIT
THE MASTERPIECE OF
CONTEMPORARY MARXISM-LENINISM
It was written
by Enver Hoxha in the third person, as Julius Cæsar's De
Bello Gallico.
It was published in Zëri i
Popullit, on July 7th, 1977. It's a scientific
demonstration of non-marxism of Mao Zedong's bourgeois thought. A
smash against: modern Revisionism, Soviet imperialism, Chinese
hegemonism and capitalism, criminal Grand-Serb Titoist Self
Administration and CIA payed Eurocommunism
ENVER HOXHA
TEORIA DHE PRAKTIKA E REVOLUCIONIT
Në
Kongresin e 7-të të PPSH, duke analizuar situatën e
sotme ndërkombëtare dhe proceset revolucionare që e
përshkojnë atë, shoku Enver Hoxha deklaroi se «bota
ndodhet në një fazë kur çështja e
revolucionit dhe e çlirimit kombëtar nuk është
vetëm një aspiratë e një perspektivë, por
edhe një problem i shtruar për zgjidhje» (E.
Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSh, f. 186).
Kjo tezë
e rëndësishme parimore mbështetet në analizën
leniniste të imperializmit, në përcaktimin e dhënë
nga Lenini mbi thelbin e epokës së sotme historike,
frymëzohet nga misioni historik i proletariatit për të
çliruar veten e gjithë njerëzimin nga çdo
shfrytëzim i njeriut prej njeriut, nga sistemi kapitalist. Ajo
niset nga një analizë konkrete marksiste-leniniste e
kontradiktave të mëdha të kohës sonë. Teza e
Kongresit të 7-të të Partisë është një
rikonfirmim në kushtet aktuale i strategjisë
marksiste-leniniste të revolucionit.
I
Në
veprat e tij gjeniale mbi imperializmin, V. I. Lenini arriti në
konkluzionin se imperializmi eshtë kapitalizëm në
rënie e dekompozim, është faza e fundit e kapitalizmit
dhe vigjilia e revolucionit social të proletariatit. Duke
analizuar fenomenet që karakterizojnë imperializmin, ai
shkruante se «të gjitha këto e bëjnë
shkallën e arritur sot nga zhvillimi i kapitalizmit epokë
të revolucionit proletar, socialist», se «kjo
epokë ka filluar», se «në rendin e ditës
të epokës që jetojmë vihet, për shkak të
kushteve objektive, përgatitja e gjithanshme e menjëhershme
e proletariatit për të marrë pushtetin politik, me
qellim që të realizohen masat ekonomike dhe politike që
përbëjnë brendinë e revolucionit socialist»
(Veprat, vëll. 24, f. 506).
Në
përcaktimin e epokës se sotme Lenini nisej nga kriteri
klasor. Ai thoshte se ka rëndësi të mbahet mirë
parasysh «cila klasë eshtë në qendrën e
kësaj ose asaj epoke, duke përcaktuar brendinë e saj
kryesore, drejtimin kryesor të zhvillimit të saj, veçoritë
kryesore të kushteve historike të kësaj epoke të
caktuar etj.» (Veprat, vëll. 21, f. 147). Duke dhënë
përmbajtjen themelore të epokës së re historike,
si epokë e imperializmit dhe e revolucioneve proletare, ai u
qendronte besnik me konsekuencë mesimeve të, Marksit mbi
misionin historik të proletariatit, si forca e re shoqërore
që do të përmbysë në rruge revolucionare
shoqërinë kapitaliste të shtypjes e të
shfrytëzimit dhe do të ndërtojë shoqërinë
e re, shoqërinë komuniste, pa klasa.
«Manifesti
Komunist» i Marksit e Engelsit dhe thirrja e tyre «Proletare
të të gjitha vendeve, bashkohuni!» dolën për
të lajmëruar se kontradikta themelore e shoqërisë
njerëzore ishte tanimë ajo midis punës e kapitalit dhe
proletariati ishte thirrur për ta zgjidhur atë me
revolucion. Lenini, me analizën e imperializmit, tregoi se
kontradiktat e shoqërisë kapitaliste kishin arritur
kulmin e acarimit dhe bota kishte hyrë në kohën e
revolucioneve proletare e të triumfit të socializmit.
Revolucioni
i madh Socialist i Tetorit i vërtetoi në praktikë
konkluzionet gjeniale të Marksit e të Leninit. Edhe pas
vdekjes së Leninit, lëvizja komuniste ndërkombëtare
iu përmbajt me vendosmëri mësimeve të tij mbi
epokën sotme, iu përmbait strategjisë së tij
revolucionare. Triumfi i revolucionit socialist në një
numër vendesh të tjera vërtetoi se teza leniniste mbi
epokën e sotme, si epoke e kalimit nga kapitallzmi në
socializëm, pasqyron ligjshmërinë themelore të
zhvillimit te shoqërise njerëzore të tanishme. Shembja
e sistemit kolonial, fitoria e pavarësisë politike nga
shumica dërmuese e vendeve të Azisë, Afrikës etj.
është një tietër konfirmim i teorisë
leniniste mbi epokën dhe revolucionin. Fakti që në
Bashkimin Sovjetik e në disa ish-vende socialiste u tradhtuan
mësimet e marksizëm-leninizmit e të revolucionit, nuk
i ndryshon asgjë tezes leniniste mbi karakterin e epokës së
sotme, sepse nuk përbën veçse një zigzag në
rrugën e fitores së pashmangshme të socializmit mbi
kapitalizmin në shkallë botërore.
Partia e
Punës e Shqipërisë u është përmbajtur e
u përmbahet me konsekuencë këtyre konkluzioneve
marksiste-leniniste. Shoku Enver Hoxha ka thene «Po
thellohen e po dalin në pah çdo ditë e më qartë
tiparet themelore të epokës sonë, si epoka e kalimit
nga kapitalizmi në socializëm, e luftës së dy
sistemeve shoqërore të kundërta, si epoka e
revolucioneve proletare e nacionalçlirimtare, e shembjes së
imperializmit dhe e likuidimit të sistemit kolonial, si epoka e
triumfit të socializmit e të komunizmit në shkallë
botërore» (E. Hoxha, Raport në Kongresin e 5-të
të PPSH, f. 5).
Përcaktimin
e epokës së sotme dhe të strategjisë
revolucionare markstiste-leniniste e kanë mbështetur
kurdoherë në analizën e kondradiktave të mëdha
shoqërore që e karakterizojnë këtë epokë.
Cilat janë këto kontradikta? Pas triumfit të
revolucionit socialist në Rusi, Lenini dhe Stalini kanë
folur për katër kontradikta të tilla: 1) kontradikta
midis dy sistemeve të kundërta - socialist e kapitalist; 2)
kondradikta midis punës e kapitalit në vendet kapitaliste;
3) kontradikta midis popujve e kombeve të shtypur dhe
imperializmit; 4) kontradiktat midis fuqive imperialiste. Janë
këto kontradikta që përbëjnë bazën
oblektive të zhvillimit te lëvizjeve të sotme
revolucionare, të cilat, ne tërësinë e tyre,
përbëjnë procesin e madh te revolucionit botëror
në epokën tonë. Tëre zhvillimi i sotëm
botëror vërteton se që nga koha e Leninit këto
kontradikta jo vetëm nuk janë zbehur e zhdukur, por janë
ashpërsuar e kanë dalë ne pah më qartë se
asnjëherë më parë. Prandaj njohja dhe pranimi i
këtyre kontradiktave përbëjnë bazën për
të përcaktuar një strategji te drejtë
revolucionare.
Ne
të kundërtën, mohimi i këtyre kontradiktave,
fshehja e tyre, injorimi i njërës ose i tjetrës
kontradiktë, shtrembërimi i përmbajtjes se vërtetë
të tyre, siç bëjnë revizionistët e
oportunistët e ndryshëm, shkaktojnë konfuzion e
çoroditje në lëvizjen revolucionare, shërbejnë
si bazë për ndërtimin dhe predikimin e një
strategjie e të taktikave të shtrembëra,
pseudorevolucionare.
II
Në
kohën e sotme flitet shumë për ndarjen e botës në
të ashtuquajtura botë «të parë», «të
dytë» e «të tretë», për botë
«të paangazhuar», për botë «të
vendeve në zhvillim», «të Veriut e të
Jugut» etj. Secili nga përkrahësit e këtyre
ndarjeve e paraqet «teorinë» e vet si strategjinë
më të drejtë, që gjoja u përgjigjet kushteve
reale të gjendjes së sotme ndërkombetare. Por, siç
theksoi shoku Enver Hoxha në Kongresin e 7-të, «të
gjitha këto emertime, që u referohen forcave të
ndryshme politike që veprojnë sot në botë,
mbulojnë dhe nuk nxjerrin në evidencë karakterin
klasor të këtyre forcave politike, kontradiktat themelore
të epokës sonë, problemin kyç që dominon
sot në shkallë kombëtare e ndërkombëtare,
luftën e pamëshirshme që zhvillohet në mes të
botës borgjezo-imperialiste, nga njëra anë, dhe
socializmit, proletariatit botëror e aleatëve të
natyrshëm të tij, nga ana tjetër» (E. Hoxha,
Raport në Kongresin e 7-të të PPSH, f. 203).
Marksistë-leninistët,
kur flasin për botën dhe vendet e ndryshme, kur i emërtojnë
ato, gjykojnë sipas parimeve të materializmit dialektik e
historik. Ata gjykojnë(;, në radhë të
parë, nga rendi shoqëror-ekonomik që ekziston në
vende të ndryshme, gjykojnë sipas kriterit klasor proletar.
Pikërisht nga ky kënd vështrimi V.I. Lenini, në
vitin 1921, pra kur në botë ekzistonte vetëm një
vend socialist, Rusia sovjetike, shkruante: «Tani në
botë ka dy botë: bota e vjetër-kapitalizmi, i cili
është zhytur ne konfuzion, i cili nuk do të tërhiqet
kurrë, dhe bota e re, që po rritet, e cila është
akoma shumë e dobët, por e cila do të rritet, sepse
ajo ështe e pathyeshme» (Veprat, vëll. 33, f.
153-154). Nga ana e tij, edhe J.V. Stalini, në shkrimin e tij te
njohur «Dy kampet», botuar qysh në vitin
1919, gjithashtu theksonte: «Bota është ndarë
vendosmërisht dhe përfundimisht në dy kampe: kampi i
imperializmit dhe kampi i socializmit [...] Lufta midis këtyre
dy kampeve përbën boshtin e gjithë jetës së
kohës sonë, ajo karakterizon gjithë politikën e
tanishme të brendshme dhe të jashtme të eksponentëve
të botes së vjetër dhe të re» (Veprat,
vëll. 4, f. 226).
Pikëpamja
e Partisë sonë është se edhe sot duhet folur për
botën socialiste siç flitnin Lenini e Stalini, se kriteri
leninist është gjithnjë i vërtetë, siç
është jetik dhe i vërtete vetë leninizmi.
Argumenti i teoricienëve të «tri botëve»,
të «botës së të paangazhuarve» etj.,
të cilët e kanë fshirë nga skemat e tyrë
ekzistencën e socializmit, duke iu referuar faktit të
restaurimit të kapitalizmit në Bashkimin Sovjetik e ne disa
vende të tjera ish-socialiste, pra prishjes së kampit
socialist, nuk qëndron në këmbe. Ai është ne
kundërshtim të plotë me mësimet leniniste e me
kriterin klasor.
Tradhita
revizioniste, kthimi i Bashkimit Sovjetik dhe i një vargu
vendesh ish-socialiste në kapitalizëm, përhapja e
gjerë e revizionizmit modern në levizjen komuniste e
punëtore ndërkombetare dhe përçarja e saj qenë
një goditje e rëndë për çështjen e
revolucionit e të socializmit. Por kjo nuk do të thotë
aspak se socializmi u likuidua si sistem dhe se duhet ndryshuar
kriteri i ndarjes së botës në dy sisteme të
kundërta, se sot nuk ekziston më kontradikta midis
socializmit e kapitalizmit. Socializmi ekziston e shkon përpara
në vendet e vërteta socialiste, që i qëndrojnë
besnike marksizëm-leninizmit, siç ështe Republika
Popullore Socialiste e Shqipërisë. Pra, sistemi
socialist, si sistem që i kundërvihet atij kapitalist,
ekziston objektivisht, ashta siç ekzistojnë
edhe kontradikta e lufta për jetë a vdekje midis tij e
kapitalizmit.
Ë ashtuquajtura «teori e tri botëve»,
duke injoruar socializmin si sistem shoqëror, injoron fitoren më
të madhe historike të proletariatit ndërkombëtar,
injoron kontradiktën themelore të kohës, atë
midis socializmit e kapitalizmit. Ështe e qartë se një
«teori» e tillë, që le mënjanë
socializmin, është antileniniste, ajo çon në
dobësimin pe diktaturës së proletariatit në
vendet ku ndërtohet socializmi, ndërsa proletariatit
botëror i bën thirrje të mos luftojë, të
mos ngrihet në revolucion socialist. Dhe kjo nuk
është për tu habitur: largimi nga kriteret
klasore proletare në vlerësimin e gjendjes çon vetëm
në konkluzione të kundërta më interesat e
revolucionit e të proletariatit.
Lenini, si një marksist
i madh e konsekuent që ishte, shpesh në veprat e tij ka
analizuar botën kapitaliste dhe raportin e forcave brenda
saj. Këtë ai e ka berë gjithnjë në
funksion të revolucionit, për të përcaktuar
detyrat që qëndronin përpara proletariatit, detyrat e
partive komuniste, detyrat e shtetit të parë socialist,
ndaj revolucionit proletar botëror, për të treguar
kush ishin aleatët e vërtetë të revolucionit e
kush ishin armiqtë e tij.
Një shembull te shkëlqyer
për këtë Lenini na e jep në tezat e referatet e
tij në Kongresin e 2-të të Internacionales Komuniste
më 1920. «Duhet "provuar" tani me praktikën
e partive revolucionare, - theksonte Lenini, - se ato janë
mjaft të ndërgjegjshme, të organizuara, të
lidhura me masat e shfrytëzuara, se ato janë mjaft të
vendosura dhe të afta për ta shfrytëzuar këtë
krizë për një revolucion të kurorëzuar me
sukses, me fitore. Dhe pikërisht për përgatitjen e
kësaj "prove" ne jemi mbledhur kryesisht në këtë
Kongres të Internacionales Komuniste» (Veprat, vëll.
31, f. 250).
Kurse e ashtuquajtura teori e «tri
botëve» nuk shtron asnjë detyrë për
revolucionin, përkundrazi, e «harron» këtë.
Kontradjkta themelore midis proletariatit e borgjezisë në
skemën e «tri botëve» nuk ekziston. Veç
kësaj, ajo që bie në sy, gjithashtu, në këtë
ndarje të botës është shikimi joklasor i asaj që
e quajnë «botë të tretë», injorimi i
klasave e i luftës klasore, trajtimi global i vendeve që
kjo teori përfshin në këtë botë, i regjimeve
që sundojnë në to dhe i forcave të ndryshme
politike që veprojnë brenda saj. Në të injorohet
kontradikta midis popujve të shtypur dhe forcave reaksionare e
proimperialiste të vetë vendeve të tyre.
Është
e njohur se në vendet e shfrytëzuara nga imperializmi, në
vendet e Azisë, të Afrikës e të Amerikës
Latine, zhvillohet një luftë e ashpër e popujve
liridashës për lirinë, pavarësinë e
sovranitetin kombëtar, kundër kolonializmit të vjetër
e të ri. Kjo është një luftë e drejtë
revolucionare e çlirimtare, e cila gëzon përkrahjen
pa rezerva të marksistë-leninistëve, të vendeve
të verteta socialiste, të proletariatit botëror, të
të gjitha forcave përparimtare. Kjo luftë drejtohet -
e nuk mund të mos drejtohet - kundër disa armiqve :
kunder shtypësve imperialistë, e në radhë të
parë kundër dy superfuqive, si shfrytëzueset më
të mëdha e xhandarë ndërkombëtarë,
armiket më të rrezikshme të të gjithe popujve të
boiës; kundër borgjezisë reaksionare vendëse, të
lidhur me mijëra
fije me imperialistët e huaj, me këtë ose atë
superfuqi, me monopolet ndërkombëtare dhe qe është
armike e lirisë dhe e pavarësisë kombëtare;
kundër mbeturinave të theksuara të feudalizmit, që
mbështeten në imperialistët e huaj dhe bashkohen me
borgjezinë reaksionare kunder revolucionit popullor; kundër
regjimeve reaksionare e fashiste, përfaqësuese e mbrojtëse
të sundimit të ketyre tre armiqve.
Prandai
është absurde të pretendosh se duhet luftuar vetëm
kundër armiqve të jashtëm imperialistë pa luftuar
e goditur, në të njejtën kohë, armiqtë e
brendshëm, aleatë e bashkëpunëtorë të
imperializmit, të gjithë ata faktorë që pengojnë
këtë luftë. Deri sot nuk ka ekzistuar ndonjë
luftë çlirimtare, nuk është zhvilluar asnjë
revolucion nacional-demokratik e antiimperialist qe nuk ka patur
armiq të brendshem, reaksionarë e tradhtarë, elementë
të shitur e antikombëtarë. Nuk mund të
identifikohen si forca antiimperialiste, si bazë e faktorë
që çojnë përpara luftën kundër
imperializmit, të gjitha shtresat e borgjezisë pa
përjashtim, duke përfshirë edhe borgjezinë
kompradore, siç bën e ashtuquajtura teori e «tri
botëve». Të ndjekësh këtë «teori»
do të thotë ta largosh lëvizjen revolucionare nga
rruga e drejtë, ta lësh revolucionin në gjysmë të
rrugës, ta shkëputesh atë nga revolucioni proletar në
vendet e tjera, ta futësh luftën e popujve e të
proletariatit të këtyre vendeve në një rrugë
antimarksiste e revizioniste.
Marksizëm-leninizmi na mëson
se çështia kombëtare duhet parë kurdoherë
në varësi nga çështja e revolucionit. Nga kjo
pikëpamje marksistë-leninistët përkrahin çdo
lëvizje që drejtohet efektivisht kundër imperializmit
dhe i shërben çështjes së përgjithshme të
revolucionit proletar botëror. «Ne, si komunistë,
- theksonte Lenini, - duhet ti përkrahim dhe do ti
përkrahim lëvizjet çlirimtare borgjeze në
vendet koloniale vetëm ne ato raste kur këto lëvizje
janë me të vërtetë revolucionare, kur
përfaqësuesit e tyre nuk do të na pengojnë qe ne
të edukojmë dhe të organizojmë në frymën
revolucionare fshatarësinë dhe masat e gjera të të
shfrytëzuarve. Dhe në qoftë se mungojnë edhe këto
kushte, atëherë komunistët në këto vende
duhet të luftojnë kundër borgjezisë reformiste,
së cilës i përkasin edhe heronjtë e
Internacionales së Dytë» (Veprat, vëll. 31,
f. 266-267).
Kurse predikuesit ë tezës së
«botes së tretë» quajnë lëvizje
çlirimtare, për më tepër edhe «forcë
kryesore në luftën kundër imperializmit», deri
edhe pazarllëqet e mbretit të Arabisë Saudite, ose të
shahut të Iranit, me monopolet e vajgurit të SHBA,
transaksionet e tyre p&Xeuml;r armë prej miliarda e
miliarda dollaresh me Pentagonin. Sipas kësaj logjike, na del se
sheikët e vajgurit, që i derdhin paratë e naftës
në bankat e Uoll-Stritit e të Sitit, na qënkan
luftëtarë kundër imperializmit e përkrahës
të luftës popullore që drejtohet kundër sundimit
imperialist, na del se imperialistët amerikanë, që u
shesin armë regjimeve reaksionare e shtypëse të këtyre
sheikëve, ua dhënkan ato «forcave patriotike»
që luftojnë për ti dëbuar imperialistët
nga «rërat e arta» të Arabise e të
Persise!
Faktet provojnë se sot edhe revolucioni çlirimtar
antiimperialist e demokratik mund të zhvillohet me konsekuencë
e të çohet deri në fund vetëm në qoftë
se udhëhiqet nga proletariati, me partinë e tij në
krye dhe në aleance me masat e gjera të fshatarësisë
e forcat e tjera antiimperialiste e patriotike. Qysh në vitin
1905, në veprën e tij «Dy taktikat», Lenini pat
argumentuar në mënyrë të thellë se në
kushtet e imperializmit veçoria e revolucioneve
demokratike-borgjeze është se forca më e interesuar
për ti çuar përpara këto revolucione nuk
është borgjezia. e cila lëkundet e ka prirjen të
bashkohet me forcat reaksionare feudale kundër hovit
revolucionar të masave, por proletariati, që e konsideron
revolucionin demokratiko-borgjez si një etape ndërmjetëse
për kalimin në revolucionin socialist. E njëjta duhet
thënë edhe per lëvizjet nacionalçlirimtare të
kohës sonë. J. V. Stalini theksonte se pas Revolucionit të
Tetorit «filloi epoka e revolucioneve çlirimtare në
kolonitë dhe vendet e varura, epoka e zgjimit të
proletariatit të këtyre vendeve, epoka e hegjemonisë
së tij në revolucion» (Veprat, vëll. 10, f.
237-238).
Këto mësime leniniste marrin një vlerë
e rëndesi të veçantë në kushtet aktuale.
Sot në botë janë thelluar e veprojnë me një
force të madhe dy tendenca për të cilat ka tërhequr
vëmendjen Lenini: 1) nga njëra anë, tendenca e
thyeries së kufijve kombëtarë dhe e
ndërkombëtarizimit të jetës ekonomike e
politike nga monopolet kapitaliste; 2) nga ana tjetër, tendenca
e forcimit të luftës për pavarësinë
kombëtare nga vendet e ndryshme. Kështu, lidhur me
tendencën e parë, në shumë vende të çliruara
nga kolonializmi jo vetëm ruhen, por shkojnë duke u forcuar
e zgjeruar lidhjet e borgjezisë vendëse me kapitalin e huaj
imperialist nëpermjet formave të shumëllojshme
neokolonialiste, siç janë shoqëritë
shumëkombëshe, integrimet e ndryshme
ekonomiko-financiare etj. etj. Kjo borgjezi, e cila zë pozita
kyçe në jetën ekonomike e politike të vendit
dhe që vjen duke u rritur, është një forcë
pro-imperialiste dhe armike e lëvizjes revolucionare e
çlirimtare.
Përsa i përket tendencës tjetër,
asaj të forcimit te pavarësisë kombëtare kundër
imperializmit në vendet ish-kolomale, ajo është e
lidhur, në radhë të parë e kryesisht, me rritjen
e proletariatit në këto vende. Po krijohen, pra, kushte
gjithnjë më të favorshme për
zhvillimin e gjerë e konsekuent të revolucioneve
antiimperialiste e demokratike, për udhëheqjen e tyre nga
proletariati dhe, si pasojë, për kalimin e tyre në një
fazë më të lartë, në luftën për
socializëm.
Marksistë-leninistët nuk i konfondojnë
aspiratat e dëshirat e zjarrta çlirimtare, revolucionare
e socialiste të popujve e të proletariatit të vendeve
të së ashtuquajturës «botë të tretë»
me qëllimet e politikën e borgjezisë kompradore
e shtypëse të këtyre vendeve. Ata e dinë se në
vendet e Azisë, të Afrikës e të Amerikës
Latine në gjirin e popujve ka rryina të
shëndosha përparimtare, që me siguri do ta çojnë
përpara, deri në fitore, luftën e tyre
revolucionare.
Por të flasësh globalisht për të
ashtuquajturën «botë të tretë», si
forca kryesore e luftës kundër imperializmit dhe e
revolucionit, siç veprojnë përkrahësit e
teorisë së «tri botëve», pa bërë
asnjë dallim midis forcave të vërteta antiimperialiste
e revolucionare dhe forcave proimperialiste, reaksionare e fashiste
në fuqi në një numër vendesh në zhvillim, do
të thotë të largohesh në mënyrë
flagrante nga mësimet e marksizëm-leninizmit e të
predikosh pikëpamje tipike oportuniste, duke shkaktuar konfuzion
e çoroditje midis forcave revolucionare. Në thelb, sipas
teorisë së «tri botëve», popujt e këtyre
vendeve nuk duhet të luftojnë, bie fjala, kunder
diktaturave gjakatare fashiste të Geizelit në Brazil e të
Pinoçetit në Kili, të Suhartos në Indonezi, të
shahut të Iranit ose të mbretit të Jordanisë
etj., sepse këto bëkërkan pjesë në
«forcën lëvizëse revolucioìnare që
çon përpara rrotën e historise botërore».
Përkundrazi, sipas kësaj teorie, popujt e revolucionarët
duhet të bashkohen me forcat e regjimet reaksionare të
«botës së tretë» e ti përkrahin
ato, me fjalë të tjera të heqin dorë nga
revolucioni.
Imperializmi amerikan, shtetet e tjera kapitaliste
dhe socialimperializmi sovjetik i kanë lidhur me njëmijë
fije pas vetes së tyre klasat që sundojnë në
vendet e së ashtuquajturës «botë të trete».
Keto klasa, natyrisht, duke qenë te varura nga monopolet e
huaja, duke dashur të zgjatin sundimin e tyre mbi masat e gjera
të popujve të tyre, përpiqen të japin përshtypjen
sikur gjoja formojnë një bllok demokratik shtetesh të
pavarura, që ka për qëllim tu bëjë
presione imperializmit amerikan e socialimperializmit sovjetik dhe,
gjoja, të pengojë ndërhyrjet në punët e tyre
të brendshme.
Lenini u theksonte partive komuniste se «është
e domosdoshme të demaskohet e tu shpjegohet vazhdimisht
masave më të gjera të punonjësve të të
gjitha vendeve, sidomos të vendeve të prapambetura,
gënjeshtra që përdorin në mënyrë
sistematike fuqitë imperialiste, të cilat, nën formën
e krijimit të shteteve të pavarura politikisht, krijojnë
në të vërtetë shtete plotësisht të
varura prej tyre si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe nga
pikëpamja financiare e ushtarake» (Lenin, Veprat,
vëll. 31, f. 159).
Partia e Punës e Shqipërisë
u ka qëndruar e u qëndron besnike këtyre mësimeve
te pavdekshme të Leninit.
«Përsa i përket
vlerësimit të politikës që ndjekin qeveritë
e shtetet e ndryshme, theksoi shoku Enver Hoxha në
Kongresin e 7-të të PPSh, marksistët nisen
nga kriteri klasor, nga qëndrimet që këto qeveri e
këto vende mbajnë ndaj imperializmit e socializmit, ndaj
popullit të vet e reaksionit. Në bazë të këtyre
mësimeve, lëvizja revolucionare dhe proletariati ndërtojnë
strategjinë e taktikat e tyre, gjejnë dhe bashkohen me
aleatët e tyre të vërtetë në luftën
kundër imperializmit, borgjezisë dhe reaksionit. Emërtimet
"botë e tretë", "shtetet e paangazhuara"
ose "në zhvillim" krijojnë iluzionin në
masat e gjera që luftojnë për çlirimin kombëtar
e shoqëror se gjoja është gjetur një çati
për të futur kokën nga kërcënimi i
superfuqivë. Ato fshehin atë gjendje reale të shumicës
së këtyre vendeve të cilat, në këtë ose
atë mënyrë, janë të pleksura e të
varura politikisht, ideologjikisht dhe ekonomikisht si me superfuqitë
ashtu edhe me ish-metropolet koloniale» (E. Hoxha, Raport
në Kongresin e 7-të të PPSh, f. 204).
Teoritë
e sotme mbi të ashtuquajturat «botë e tretë»,
«vende të paangazhuara» etj. synojnë të
frenohet revolucioni dhe të mbrohet kapitalizmi, i cili të
mos pengohet ne ushtrimin e hegjemonisë së tij, por të
praktikojë disa forma sundimi pak më të pranueshme nga
popujt. E ashtukuajtura «botë e tretë» dhe
«botë e të paangazhuarve», pavarësisht nga
emertimet e ndryshme, ngjajnë me njëra-tjetrën si dy
pika uji, ato udhëhiqen niga e njëjta politike e ideologji,
njëri grup plekset me tjetrin, aq sa është e vështirë
të dallosh cilat vende janë të «botës së
tretë» e çi dallon nga «të
paangazhuarat» dhe cilat shtete bëjnë pjese në
të «paangazhuarat» e çi dallon këto
nga ato të «botës së tretë».
Bëhen
përpjekje për të krijuar edhe nje grupërim
tjetër, i ashtuquajtur i «vendeve në zhvillim»
ku futen në një thes si vendet e «botës së
tretë» ashtu edhe «të paangazhuarat».
Autorët e kësaj teorie, giithashtu, mbulojnë
kontradiktat klasore, predikojnë statukuonë ekzistuese, që
imperializmit, socialimperializmit e fuqive të tjera
imperialiste të mos u hyjë asnjë ferrë në
kembë, me kusht që ata të japin lëmosha për
ngritjen e ekonomis së «vendeve në zhvilllm».
Sipas tyre, fuqitë e mëdha lipset të bëjnë
disa «sakrifica», të japin diçka për të
uriturit, që edhe këta të mund të rrojnë
disi dhe të mos ngrenë krye. Kështu do të
gjendet, thonë ata, një rrugë e mesme, do të
vendoset «një rend i ri ndërkombëtar»,
në të cilin të tërë, të pasur e të
varfër, shfrytëzues e të shfrytëzuar, do të
rrojnë «pa luftëra», «pa armatime»,
«në unitet», «në paqë klasore»,
në bashkekzistencë ala-hrushoviane.
Pikërisht për
arsye se të trija këto «shpikje» kanë
përmbajtje e qëllime të njejta, vihet re që
«lidërshipët» e «vendeve të
paangazhuara», të «botës së tretë»
dhe të «botës së vendeve në zhvillim»
janë në harmoni të plotë ndërmjet tyre. Ata,
së bashku, me teoritë e predikimet e tyre, mashtrojnë
masat, proletariatin, popujt, për ti larguar nga lufta
revolucionare.
Teoria e të «tri botëve» jo
vetëm nuk ka parasysh kontradiktën midis dy sistemeve
shoqërore të kundërta socializmit e
kapitalizmit, si dhe kontradiktën e madhe midis punës e
kapitalit, por nuk analizon as kontradiktën tjetër të
madhe, atë midis popujve të shtypur e imperializmit
botëror, të cilën ë redukton që kontradiktën
vetëm më dy superfuqitë, bile kryesisht me njerën
prej tyre. Kjo «teori» injoron krejtësisht
kontradiktën e popujve e të kombeve të shtypur me
fuqitë e tjera imperialiste. Për më tepër,
partizanët e teorisë së «tri botëve»
bëjnë thirrje për aleancë të «botës
së tretë» |me këto vende imperialiste dhe me
imperializmin amerikan kunder socialimperializmit sovjetik.
Një
nga argumentet që përdoret për të justifikuar
ndarjen e botës në tri botë, është se gjoja
në kohën e sotme kampi imperialist, që ekzistonte pas
Luftës të Dytë Botërore dhe ku sundonte në
mënyrë të pandarë imperiaIizmi amerikan, është
shpërbërë e ka pushuar së ekzistuari si rezultat
i zhvillimit të pabarabartë të imperializmave te
ndryshëm. Përkrahësit e kësaj «teorie»
pretendojnë se sot nuk mund të flitet për nje botë
të vetme imperialiste sepse, nga njëra anë, vendet
imperialiste perëndimore janë ngritur kundër sunduesit
amerikan dhe, nga ana tjetër, ekziston një rivalitet i
ashpër e gjithnjë në rritje midis dy superfuqive
imperialiste SHBA dhe Bashkimit Sovietik.
Që në
fazën e imperializmit, si rezultat i zhvillimit të
pabarabartë të vendeve të ndryshme kapitaliste,
ekzistojnë e thellohen pareshtur kontradiktat ndërimperialiste,
lindin e prishen, sipas rrethanave e koniunkturave, aleanca, blloqe e
grupime ndërimperialiste kjo është abc-ja e
marksizëm-leninizmit. Këtë fenomen tipik të
imperializmit, i cili dëshmon se imperializmi, si faza e fundit
e kapitalizmit, ecën çdo ditë e më shumë
drejt kalbëzimit, e ka argumentuar gjerësisht Lenini si një
ligj objektiv. Por a do të thotë kjo se, si rezultat i
këtyre kontradiktave, bota imperialiste, si sistem shoqëror,
ka pushuar së ekzistuari dhe është ndarë në
disa botë, se ka ndryshuar natyra social-ekonomike e këtyre
apo atyre imperializmave? Në asnjë mënyrë. Faktet
e sotme flasin jo per shpërbërje të botës
imperialiste, por përÐ një sistem të
vetëm imperialist botëror, që sot karakterizohet nga
ekzistenca e dy blloqeve të mëdha imperialiste: nga njëra
anë, nga blloku imperialist perëndimor, me imperializmin
amerikan në krye, instrumente të të cilit janë të
tilla organizma ndërimperialiste si NATO-ja, Tregu i Përbashkët
Evropian etj; nga ana tjetër, nga blloku i Lindjes, i sunduar
nga socialimperializmi sovjetik, instrumente të politikës
ekspansioniste, hegjemoniste e luftënxitëse të të
cilit janë edhe Traktati i Varshavës e KNER-i.
Në
skemën e «tri botëve», e ashtuquajtura «botë
e dytë» përfshin vende imperialiste, kapitaliste e
revizioniste, të cilat, nga pikëpamja e rendit shoqëror,
nuk kanë asnjë ndryshim. thelbësor as nga dy
superfuqitë dhe as nga vende të ndryshme të
kategorizuara në «botën e tretë». Është
e vërtetë se vendet e kësaj «bote» kanë
kontradikta të caktuara me dy superfuqitë, por ato janë
kontradikta të karakterit ndërimperialist, siç
janë edhe kontradiktat midis vetë dy superfuqive. Në
radhe të parë këto janë kontradikta për
tregje, sfera influence, zona të eksportimit të kapitaleve
e të shfrytëzimit të pasurive të të tjerëve
midis imperializmash të tillë si ai gjermanoperëndimor,
ai japonez, anglez, francez, kanadez etj., me njërën ose
tjetrën superfuqi, ashtu si dhe me njëri-tjetrin.
Sigurisht,
këto kontradikta e dobësojnë sistemin imperialist
botëror dhe janë në interes të luftës së
proletariatit e të popujve. Por është anti-marksiste
që kontradiktat e fuqive të ndryshme imperialiste me dy
superfuqitë të identifikohen me luftën e masave
punonjëse e të popujve kundër imperializmit, për
shkatërrimin e tij.
Ne asnjë mënyrë nuk mund
të ndodhë që vendet e ashtuquajtura të «botës
së dytë», me fjalë të tjera borgjezia e
madhe monopoliste që sundon në to, të bëhen
aleate të popujve e të kombeve të shtypur në
luftën kundër dy superfuqive e imperializmit botëror.
Historia pas Luftës së Dytë Botërore tregon qartë
se këto vende kanë përkrahur e përkrahin
politikën dhe veprimet agresive të imperializmit amerikan,
si në Kore e Vietnam, Lindjen e Mesme e Afrikë etj. Ato
janë mbrojtëse të zjarrta të neokolonializmit dhe
të rendit të vjetër të pabarazisë në
marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Aleatët
e socialimperializmit sovjetik në «botën e dytë»
morën pjesë bashkë me të në pushtimin e
Çekosllovakisë dhe janë përkrahës të
zellshëm të politikës se tij ekspansioniste grabitqare
në zonat e ndryshme të botës. Vendet e së
ashtuquajturës «botë të dytë» janë
mbështetja kryesore ekonomike e ushtarake e aleancave agresivë
dhe ekspanioniste te dy superfuqive.
Përkrahësit e
teorisë së «tri boteve» pretendojnë se ajo
jep mundësi të gjëra për shfrytëzimin e
kontradiktave ndërimperialiste. Kontradiktat në kampin
armik duhen shfrytëzuar; por në çmënyrë
dhe përçqëllim? Parimore është që
kurdoherë ato të shfrytëzohen në dobi të
revolucionit, në dobi të popujve e të lirisë së
tyre, në dobi te çështjes së socializmit.
Parimore është që shfrytëzimi i kontradiktave në
radhët e armiqve të çojë në rritjen dhe në
fuqizimin e lëvizjes revolucionare e çlirimtare e jo në
dobësimin e në zbehjen e saj, të çojë në
një imobilizim gjithnjë më aktiv të forcave
revolucionare në luftën kundër armiqve, e sidomos të
atyre me kryesorë, pa lejuar krijimin e kurrfarë iluzioneve
ndaj tyre midis popujve.
Absolutizimi
i kontradiktave ndërimperialiste dhe nënvleftësimi i
kontradiktës bazë, asaj midis revolucionit dhe
kundërrevolucit, vënia në qendër të
strategjisë vetëm e shfrytëzimit të kondradiktave
në kampin armik dhe harresa e kryeores e rritjes së
frymës revolucionare të punonjësve e të popujve,
lënia menjanë e përgatitjes së revolucionit, janë
në kundërshtim të plotë me mësimet e
marksizëm-leninizmit. Është antimarksiste që, nën
pretekstin e shfrytëzimit të kontradiktave, të
predikosh bashkimin me imperializmat gjoja më të dobët
për të kundërshtuar më të fortin, të
marrësh anën e borgjezisë së vendit për të
kundërshtuar atë të një vendi tjetër. Lenini
theksonte se taktika e shfrytëzimit të kontradiktave në
radhët e armiqve duhet përìdorur per ta ngritur e jo
për ta ulur nivelin e përgjithshëm të vetëdijes
proletare, të frymës revolucionare, të aftësisë
së masave per luftë e për fitore. (Shih Lenin, vëll.
31, f. 69-70).
Partia e Punës e Shqipërisë u është
përmbajtur e u përmbahet kurdoherë me konsekuencë
këtyre mësimeve të pavdekshme leniniste. «Në
këto momente të krizës së madhe të
imperializmit e të revizionizmit modern, ka thënë
shoku Enver Hoxha, ne duhet ta ashpërsojmë luftën
kundër tyre, ti shfrytëzojmë si duhet dhe drejt
në favorin tonë, të shteteve socialiste dhe të
popujve që ngrihen në revolucion kontradiktat e mëdha
midis armiqve, ti demaskojmë ata pareshtur dhe të mos
kënaqemi me ato të ashtuquajtura lëshime ose zbutje që
bëjnë imperialistët dhe revizionistët nga zori,
derisa të kalojnë rrezikun, për të marrë
pastaj revanshin. Prandaj ne duhet ta mbajmë kurdoherë
hekurin të nxehtë dhe ti godasim ata vazhdimisht»
(Raporte e fjalime, 1970-1971, f. 460-461).
Duke e paraqitur
të ashtuquajturën «botë të dytë»,
që në pjesën më të madhë përishin
vende kapitaliste e neokolonialiste, të cilat përbëjnë
bazën mbështetëse kryesore të të dy
superfuqive, si aleate të «botës së tretë»
në luftë gjoja kundër imperializmi amerikan e
socialimperializmit sovjetik, duket sheshit karakteri
antirevolucionar e pseudoantiimperialist i teorisë së «tri
botëve».
Kjo është një «teori»
ant¸irevolucionare, sepse proletariatit evropian,
japonez, kanadez etj., që duhet të luftojë kundër
borgjezisë monopoliste e sistemit shfrytëzues në fuqi
në vendet e «botës së dytë», i
predikohet paqja sociale, bashkepunimi me borgjezinë, pra heqja
dorë nga revolucioni, sepse gjoja kështu e lypin interesat
e mbrojtjes së pavarësisë kombëtare dhe lufta
veçanërisht kundër socialimperializmit sovjetik.
Kjo
është, gjithashtu, një teori pseudoantiimperialiste,
sepse justifikon e mbështet politikën neokolonialiste e
shfrytëzuese të fuqive imperialiste të «botës
së dytë» dhe u bën thirrje popujve të
Azisë, Afrikës e Amerikës Latine te mos e
kundërastojnë këtë politikë për hir
gjoja te luftës kundër superfuqive. Në fakt kështu
dobësohet e sabotohet lufta antiimperialiste e
antisocialimperialiste si e popujve të së ashtuquajturës
«botë e tretë» dhe e atyre të të
ashtuquajturës «botë të dytë».
III
Strategji
revolucionare është ajo që në qendër vë
revolucionin. «Strategjia dhe taktika e leninizmit
shkruante Stalini është shkenca e udhëheqjes
së luftës revolucionare të proletariatit»
(Veprat, vëll. 6, f. 155).
Strategjia leniniste e shikon
revolucionin proletar botëror si një proces të vetëm,
të përbërë nga disa rryma të mëdha
revolucionare te kohës sonë, në qendër të të
cilit qëndron proletariati ndërkombëtar.
Ky proces
revolucionar zhvillohet pa ndërprerje në vendet që
ecin në rrugën e socializmit të vërtetë si
luftë e papajtueshme dhe e ashpër midis dy rrugëve
socialiste e kapitaliste, për sigurimin. e fitores së plotë
e përfundimtare të së parës mbi të dytën,
per ti mbyllur të gjitha shtigjet rrezikut të kthimit
prapa nëpërmjet dhunës kundërrevolucionare e
agresionit imperialist, ose nëpërmjet degjenerjmit paqësor
borgjezo-revizionist. Revolucionarët dhe popujt e të gjithë
botës e ndjekin me interesimin më të gjallë këtë
luftë, duke e parë si një problem jetik për
çështjen e revolucionit e të socializmit në
mbarë botën. Ata u japin. vendeve socialiste tërë
përkrahjen e mbështetjen e tyre pa rezerva ndaj çdo
orvatjeje të imperializmit kundër këtyre vendeve,
sepse në vendet socialiste ata shohin një bazë e
qendër të fuqishme të revolucionit, shohin realizimin
në praktikë të idealeve për të cilat
luftojne edhe ata vetë. Idetë e Leninit mbi nevojën
dhe rëndësinë e dorës së parë të
ndihmës e të përkrahjes nga ana e proletariatit
ndërkombëtar për vendin ku ka triumfuar revolucioni
socialist, janë të pavdekshme. Por kjo nënkupton
kurdoherë që fjala është për një vend
të vërtetë socialist, që zbaton me rigorozitetin
më të madh mësimet revolucionare të
marksizëm-leninizmit dhe i përmbahet me konsekuencë
internacionalizmit proletar. Ndryshe, në rast se
shndërrohet në një vend kapitalist, duke mbajtur vetëm
një maskë mashtruese «socialiste», ai nuk duhet
mbështetur.
Revolucionarët dhe popujt e dinë se
sukseset dhe lufta e vendeve socialiste goditin e dobësojnë
imperializmin, borgjezinë e reaksionin ndërkombëtar,
se ato janë një ndihmë e përkrahje e
drejtpërdrejtë për luftën revolucionare e
çlirimtare të punonjësve e të popujve.
Detyrën
revolucionare të proletariatit të një vendi socialist
Lenini dhe Stalini e kanë parë kurdoherë jo vetëm
në bërjen e të giitha përpjekjeve për
zhvillimin e socializmit në vendin e vet, por edhe ne përkrahjen
e gjithanshme të lëvizjes revolucionare në vendet e
tjera. «Lenini, shkruante J. Stalini,
asnjëherë nuk e pati shikuar Republikën e Sovjetëve
si një qëllim më vete. Ai kurdoherë e shihte atë
si një hallkë të domosdoshme për forcimin e
lëvizjes revolucionare në vendet e Perëndimit dhe të
Lindjes, si një hallkë të domosdoshme për të
lehtësuar fitoren e punonjësve të mbarë botës
mbi kapitalin. Lenini e dinte se vetëm një kuptim i ketillë
është i drejtë jo vetëm nga pikëpamja
ndërkombëtare, por edhe nga pikëpamja e ruajtjes së
vetë Republikës së Sovjetëve» (Veprat,
vell. 6, f. 52). Pikërisht për këtë arsye një
vend i vërtetë socialist nuk mund ta futë veten në
grupërime të tilla si të ashtuquajturat «botë
e tretë» ose «vende të paangazhuara», ku
janë fshirë çfarëdo kufijsh klasorë dhe që
shërbejnë vetëm e vetëm për ti larguar
popujt nga rruga e luftës kundër imperializmit e
revolucionit.
Aleatë të vërtetë e të
sigurtë të vendeve socialiste mund të jenë vetëm
forcat revolucionare, lirida-shesë e përparimtare, lëvizja
revolucionare e klasës punëtore dhe lëvizja
antiimperialiste e popujve dhe e kombeve të shtypur. Prandaj të
predikosh ndarjen në «tri botë», të
injorosh kontradiktat themelore të kohës sonë, të
bësh thirrje për aleancë të proletariatit me
borgjezinë monopoliste dhe të popujve të shtypur me
fuqitë imperialiste të së ashtuquajturës «botë
e dytë», kjo nuk është në dobi as të
proletariatit ndërkombëtar, as të popujve dhe as të
vendeve socialiste, kjo është antileniniste. J. Stalini
theksonte: «Unë nuk mund ta përfytyroj një
rast të tillë që interesat e Republikës sonë
Sovjetike te kërkojnë nga partitë tona motra
deviacione nga e djathta [...] Unë nuk mund ta përfytyroj
sesi interesat e republikës sone, e cila është baza e
lëvizjes proletare revolucionare në mbarë botën,
mund të mos kërkojnë maksimumin e revolucionizmit dhe
të aktivitetit politik të punëtorëve të
Perëndimit, por uljen e këtij aktiviteti, shuarjen e
revolucionizmit» (Veprat, vëll. 8, f. 111).
Në
metropolet e kapitalizmit procesi i revolucionit proletar botëror
mishërohet sot në luftërat klasore gjithnjë në
rritje të proletariatit e të shtresave të tjera
punonjëse e përparimtare kundër shfrytëzimit e
shtypjes borgjeze, kundër orvatjeve të borgjezijsë për
tua hedhur barrën e krizës së tanishme të
sistemit kapitalist botëror mbi kurriz punonjësve, kundër
rigjallërimit të fashizmit në këtë ose atë
formë etj. Midis masave të gjera te punonjësve, me
proletariatin në krye, po çan e do të çajë
çdo ditë e më shumë rrugën vetëdija
se e vetmja rrugëdalje për të shpëtuar nga krizat
e plagët e tjera të kapitalizmit, nga shfrytëzimi
borgjez, nga dhuna fashiste e nga luftërat imperialiste është
revolucioni socialist dhe vendosja e diktaturës së
proletariatit. Jeta dhe faktet provojnë se rritjen e valës
së luftës revolucionare të masave nuk mund ta ndalojnë
as borgjezia dhe as lakejtë e saj të hapur e të
maskuar, që nga socialdemokratët e deri tek revizionistët
modernë. «Lufta e tanishme e proletariatit botëror,
theksoi shoku Enver Hoxha në Kongresin e 7-të të
PPSh, vërteton përsëri tezën themelore
të marksizëm-leninizmit se në botën borgjeze e
revizioniste klasa punëtore dhe lufta e saj revolucionare nuk
mund të mposhten as me dhunë, as me demagogji»
(E. Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të të PPSH, f.
186-187).
Kushtet objektive po bëhen çdo ditë e
më të favorshme për revolucionin në vendet e
zhvilluara kapitaliste. Këtu revolucioni proletar është
sot një problem i shtruar për zgjidhje. Me të drejtë
partitë marksiste-leniniste, që kanë marrë në
duart e veta flamurin e revolucionit, të tradhtuar e të
flakur nga revizionistët, kanë shtruar si detyrë para
vetes e i janë futur një pune serioze për përgatitjen
e proletariatit e të aleatëve të tij për betejat
e ardhshme revolucionare për përmbysjen e rendit borgjez.
Kjo luftë revolucionare, e cila e godit sistemin kapitalist e
imperialist botëror në bastionet e tij kryesore, gëzon
e duhet të gëzojë përkrahjen e plotë të
vendeve të vërteta socialiste e të popujve
revolucionarë e liridashës në të gjithë
botën. Por sot revizionistët modernë, përkrahësit
e teorisë së «tri botëve», dhe teoricienët
e «mosangazhimit», duke heshtur për revolucionin e
përgatitjen e tij, në fakt përpiqen ta sabotojnë
atë dhe të mbajnë gjallë statukuonë e rendit
kapitalist.
Autorët e teorisë së «tri
botëve», duke u përpjekur të largojnë
vëmendjen e proletariatit nga revolucioni, predikojnë se në
kohën e sotme në plan të parë ka dalë
çështja e ruajtjes së pavarësisë kombëtare
nga rreziku i agresionit të superfuqive, veçanërisht
nga socialimperializmi sovjetik, që konsiderohet prej tyre si
armiku kryesor. Çështja e përcaktimit se cili është
armiku kryesor në shkallë ndërkombëtare në
një kohë të caktuar ka rëndësi të madhe
për lëvizjen revolucionare. Partia jonë, duke patur
parasysh zhvillimin e ngjarjeve, analizën klasore të
gjendjes së sotme, thekson se imperializmi amèerikan
dhe socialimperializmi sovjetik, të dyja këto superfuqi,
janë sot «armiqtë kryesorë e me të
mëdhenj të popujve», e, si të tilla, «ato
përbëjnë të njëjtin rrezik» (E.
Hoxha, Raport në Kongresin e 7-të te PPSh, f.
219).
Socialimperializmi sovjetik është një
imperializëm i egër, agresiv, i etur për ekspansion,
që ndjek një politikë tipike kolonialiste e
nekolonialiste, që mbështetet në forcën e
kapitalit e të armeve. Ky imperializëm i ri, në
rivalitet me imperializmin amerikan, lufton për të zënë
pozita strategjike e për të hedhur kthetrat e tij në
të gjitha zonat e kontinentet. Ai shquhet si zjarrfikës i
revolucionit dhe shtypës i luftës çlirimtare të
popujve. Por kjo nuk do të thotë aspak se
armiku tjetër i popujve të të gjithë botës,
imperializmi amerikan, është më pak i rrezikshëm,
siç pretendojnë përkrahësit ë teorisë
së «tri botëve». Këta, duke shtrembëruar
të vërtetën e duke mashtruar popujt, thonë se
imperializmi amerikan nuk qënka më luftënxitës,
se ai gjoja është dobësuar, ndodhet në rënie,
se është bërë «si një mi i trembur»
me një fjalë, se imperializmi amerikan po shndërrohet
në paqësor. Puna shkon deri atje sa edhe prania ushtarake
amerikane në vende të ndryshme, si në Gjermani,
Belgjikë ose Itali, në Japoni e në vende të
tjera, të justifikohet e të quhet si faktor mbrojtës.
Pikëpamje të tilla janë tepër të rrezikshme
për lirinë e popujve, për fatet e revolucionit. Teza
të tilla ushqejnë iluzione mbi natyrën agresive
hegjemoniste e ekspansioniste si të imperializmit amerikan ashtu
edhe të imperializmit sovjetik.
Për proletariatin dhe
revolucionin proletar vihet detyra për përmbysjen e çdo
irnperializmi, dhe në mënyrë të veçantë
e dy superfuqive imperialiste. Çdo imperializëm, nga
natyra e tij, është kurdoherë armik i egër i
revolucionit proletar, prandaj ndarja e imperializmave në më
shumë a në më pak të rrezikshëm, nga
pikëpamja strategjike e revolucionit botëror, është
e gabuar. Praktika ka vërtetuar se të dyja superfuqitë,
në të njëjtën masë dhe në të
njëjtën shkallë, përfaqësojnë armikun
kryesor për socializmin, për lirinë e pavarësinë
e kombeve, forcën më të madhe mbrojtëse të
sistemeve shfrytëzuese, rrezikun e drejtpërdrejtë për
ta hedhur njerëzimin në një luftë te tretë
botërore. Injorimi i kësaj të vërtete të
madhe, nënvleftësimi i rrezikut të njërës
ose të tjetrës superfuqi dhe, aq më keq, thirrja për
tu bashkuar me njërën superfuqi kundër tjetrës,
janë me pasoja katastrofale e me rreziqe të mëdha për
të ardhshmen e revolucionit e të lirisë së
popujve.
Sigurisht, ndodh e mund të ndodhë që një
vend ose një tjetër të shtypet ose të kërcënohet
drejtpërdrejt nga njëra prej superfuqive, por kjo në
asnjë mënyrë e në asnjë rast nuk do 0të
thotë se superfuqia tjetër nuk përben rrezik po për
atë vend, dhe aq më pak se superfuqia tjetër është
shndërruar në mike të atij vendi. Parimi «armiku
i armikut tim është miku im» nuk mund të
zbatohet kur është fjala për të dy superfuqitë
imperialiste, për Bashkimin Sovjetik dhe për Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Të dyja këto superfuqi
luftojnë me të gjitha mjetet kundër revolucionit e
socializmit, ato bëjnë të gjitha përpjekjet që
revolucioni e socializmi të sabotohen e të mbyten me gjak.
Të dyja superfuqitë luftojnë për ti shtrirë
sundimin e shfrytëzimin e tyre mbi popuj e vende të
ndryshme. Përvoja tregon se ato sulmojnë me egërsi
herë në një zonë e herë në një
tjetër per ti shtrirë kthetrat e tyre gjakatare mbi
popujt, se ato hidhen në sulm me tërbim për të
zëvëndësuar njëra-tjetrën. Sapo populli i
një vendi arrin të heqë qafe sundimin e njërës
superfuqi, menjëherë arrin tjetra. Lindja e Mesme dhe
Afrika e vërtetojnë plotësisht këtë.§
Rryma
tjetër e madhe e revolucionit botëror ne kohën tone
është lëvizja nacionalçlirimtare e popujve, që
drejtohet kundër imperializmit, neokolonializmit e mbeturinave
koloniale. Marksistë-leninistët, proletariati botëror,
janë plotësisht solidarë dhe i japin lëvizjes
nacionalçlirimtare të popujve të shtypur tërë
përkrahjen e tyre, duke e konsideruar atë si një
faktor tepër të rëndësishëm e të
pazëvendësueshem në zhvillimin e procesit revolucionar
botëror. Partia e Punës e Shqipërise ka qene e është
kurdoherë përkrah popujve që luftojnë për
lirinë e pavarësine kombëtare. «Ne jemi për
unitetin e proletariatit botëror dhe të të gjitha
forcave të vërteta antiimperialiste e përparimdashëse,
të cilat me luftë do të thyejnë planet agresive
të luftënxitësve imperialistë e
socialimperialistë. Partia e Punës e Shqipërise dhe
populli shqiptar, konsekuentë në vijën e tyre
marksiste-leniniste [...] edhe në të ardhmen nuk do ti
kursejnë forcat e tyre dhe do të luftojnë së
bashku me gjithë popujt e tjerë antiimperialistë e
antisocialimperialistë, me gjithë partitë
marksiste-leniniste, me gjithë revolucionarët e
proletariatin botëror, me gjithë njerëzit
përparimtarë, që planet e manovrat e armiqve të
dështojnë, që çështja e lirisë dhe e
sigurisë së popujve të triumfojë. Vendi ynë
do të gjendet në çdo moment perkrah gjithë
atyre popujve te cilëve u kërcënohet liria, pavarësia
dhe u shkeiet e drejta» (E. Hoxha, Raport në Kongresin
e 7-të të PPSh, f. 228). Ketë qëndrim të
patundur shoku Enver Hoxha, në emër të Partisë e
të shtetit shqiptar, e shprehu edhe në fjalën në
Kuvendin Popullor për aprovimin e Kushtetutës sonë të
re. «Shumica e popujve të botës,
deklaroi ai, sot bëjnë përpjekje të
mëdha dhe kundërshtojnë me forcë ligjet koloniale
e sundimin neokolonialist, ato rregulla, praktika,zakone, marrëveshje
të pabarabarta, të vjetra e të reja, të vendosura
nga borgjezia për të ruajtur shfrytëzimin e popujve,
dallimet e diskriminimet e urryera në marrëdhëniet
ndërkombë-tare [...] Popujt përparimtarë e
shtetet demokratike që nuk pajtohen me ketë gjëndje
dhe luftojnë për vendosjen e sovranitetit kombëtar mbi
pasuritë e tyre, që luftojnë për forcimin e
pavarësisë politike e ekonomike, për barazi e drejtësi
në marrëdheniet ndërkombëtare, gëzojnë
solidaritetin e përkrahjen e plotë të popullit e të
shtetit shqiptar» (Enver Hoxha, nga fjala në Kuvendin
Popullor, 27 dhjetor 1976).
Marksistë-leninistët, qysh
nga koha e Leninit, luftën nacionalçlirimtare të
popujve e të kombeve të shtypur nga imperializmi e kanë
konsideruar kurdoherë si aleaten e fuqishme dhe rezervën e
madhe të revolucionit botëror të proletariatit.
Në
vendet që kanë fituar plotësisht ose pjesërisht
pavarësinë politike, revolucioni ndodhet në etapa të
ndryshme zhvillimi dhe para tij nuk qëndrojnë të
njëjtat detyra. Ka midis tyre vende që ndodhen
drejtpërdrejt para revolucionit proletar, ndërsa në
shumë të tjera në rend të ditës janë
detyrat e revolucionit nacional-demokratik antiimperialist. Por në
çdo rast, derisa ky revolucion drejtohet edhe kundër
borgjezisë ndërkombëtare imperializmit, ai
është aleat e rezervë e revolucionit botëror
proletar.
Por a do të thotë kjo se vende të tilla
duhet të mbeten në fazën nacional-demokratike dhe
revolucionarët nuk duhet të flasin e të përgatiten
për revolucionin socialist nga frika se mos kapërcejnë
e djegin etapat dhe se dikush mund ti shpallë blankistë?!
Lenini ka folur për nevojën e transformimit të
revolucionit demokratiko-borgjez në revolucion socialist në
vendet koloniale qysh në kohën kur në këto vende
revolucionet demokratiko-borgjeze akoma ndodheshin vetëm në
embrion. Marksi dhe Engelsi, duke kritikuar blankizmin, nuk i kanë
quajtur të parakohshëm as revolucionin e vitit 1848 e as
Komunën e Parisit. Marksizëm-leninizmi nuk e përzien
aspak padurimin mikroborgjez, që çon në djegien e
etapave, me domosdoshmërinë e zhvillimit të
pandërprerë të revolucionit. Lenini theksonte se
revolucioni në vendet koloniale e të varura duhet të
çohet përpara. Qysh nga koha e Leninit në këto
vende kanë ndodhur ndryshime të mëdha, te cilat janë
parashikuar në mënyre gjeniale prej tij dhe gjejnë
pergjigje në tezat leniniste mbi procesin revolucionar botëror.
Kryerja e revoluciomt proletar është ligj i përgjithshëm
dhe tendenca kryesore e epokës sonë. Nëpër të
duhet të kalojnë e do të kalojnë doemos të
gjitha vendet pa përjashtim, duke përfshirë edhe
Indonezinë e Kilin, Brazilin e Zairenë etj., pavarësisht
se nepër çetapa do të arrihet në
revolucionin proletar. Të mos mbash parasysh këte objektiv,
të predikosh ruajtjen e statukuosë dhe të teorizosh
për «mosdjegien e etapave», të harrosh luftën
kundër Suhartos e Pinoçetit, Gejzeli e Mobutus, do të
thotë të mos jesh as për luftën
nacionalçlirimtare e as për revolucionin
nacional-demokratik.
Nëpër revolucionin proletar duhet
të kalojë e do të kalojë edhe Evropa. Kush e
harron këtë perspektivë, kush nuk përgatitet për
këtë qëllim, por predikon se revolucioini është
çvendosur në Azi e në Afrikë dhe se
proletariati evropian duhet të bashkohet me borgjezinë e
tij «të urtë e të mirë» nën
pretekstin për të mbrojtur pavarësinë kombëtare,
ai qëndron në pozita antileniniste dhe nuk është
as për mbrojtjen e atdheut e lirinë e kombit. Kush «harron»
se duhet luftuar si Traktati i Varshavës ashtu edhe
NATO-ja, se duhet hedhur poshtë si KNER-i ashtu edhe Tregu i
Përbashkët, ai e vë veten perkrah tyre dhe bëhet
skllav i tyre.
Në Manifestin e Partisë Komuniste Marksi
dhe Engelsi kane shkruar: «Një fantazëm sillet
nëpër Evropë fantazma e komunizmit. Të
gjitha forcat e Evropës plakën [...] janë bashkuar për
ti bërë luftën e shenitë kësaj
fantazme». Ky konstatim i Marksit dhe Engelsit është
aktual edhe në ditët tona. Disfata e përkohshme që
ka pësuar revolucioni për shkak te tradhtisë
revizioniste, si dhe potenciali ekonomik e fuqia ushtarake shtypëse
që imperializmi e socialimperializmi u kundërvënë
levizjes revolucionare e ideve të komunizmit, nuk kane mundur e
nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë kursin e
historise, as të mposhtin forcën e madhe të
marksizem-leninizmit.
Marksizëm-leninizmi është
ideologjia revolucionare që ka hyrë thellë në
ndërgjegjen e proletariatit dhe që po ushtron një
ndikim gjithnjë më të madh në masat e gjera të
popujve që kërkojnë çlirim. Aq i forte
eshtë ndikimi i kësaj teorie sa edhe ideologët
borgjezë gjithnjë kanë qenë të
detyruar ti bëjnë llogaritë me të dhe
asnjëherë nuk i kanë pushuar orvatjet e tyre në
kërkim të formave e të mënyrave për ta
shtrembëruar marksizëm-leninizmin, për të minuar
revolucionin.
Teoritë e sotme antileninistz të «tri
botëve», të «mosangazhimit» etj.,
gjithashtu kanë për qëllim të minojnë
revolucionin, të shuajnë luftën kundër
imperializmit, atij amerikan në menyrë të veçantë,
të përçajnë lëvizjen marksiste-leniniste,
unitetin e proletariatit, që kanë predikuar Marksi e
Lenini, të krijojnë lloj-lloj grupërime elementësh
antimarksistë, për te luftuar partitë e vërteta
marksiste-Ieniniste që i qëndrojnë besnike
marksizëm-leninizmit, revolucionit.
Orvatjet për ti
analizuar situatat gjoja në mënyrë të re, të
ndryshme nga Lenini e Stalini, për të ndryshuar
strategjinë revolucionare, së cilës i është
përmbajtur kurdoherë lëvizja komuniste
marksiste-leniniste, çojnë në rrugë të
shtrembër, antimarksiste, në braktisjen e luftës
kundër imperializmit e revizionizmit. Besnikëria ndaj
marksizëm-leninizmit, ndaj strategjisë revolucionare të
lëvizjes marksiste-leniniste, lufta kundër të gjitha
devijimeve oportuniste që` perhapin revizionistët
moderne të ngjyrave të ndryshme, mobilizimi revolucionar i
klasës punëtore dhe i popujve kundër borgjezisë e
imperializmit, përgatitja serioze per revolucion janë e
vetmja rrugë e drejtë, e vetmja rrugë që çon
në fitore.
("Zëri i Popullit", 7.7.77)